Transmetuar më 09-09-2019, 23:08

Sekretari për çështjet zgjedhore ne Partinë Demokratike Ivi Kaso paralajmëri në studion se së shpejti do të publikohen edhe dy raste të tjera të kandidatëve socialistë për kryebashkiakë me të shkuar kriminale.

“Janë dhe dy raste të tjerë që do dalin ditë pas dite. Kemi të dhëna dhe do t’i publikojmë shumë shpejt”.

I ftuar në Abcnews, Kaso foli dhe për reformën zgjedhore.

“Qëndrimi ynë për fat të keq për standardet e demokracisë na dha të drejtë ku raporti i ODIHR thotë që baza ligjore do mund të përbënte një bazë ligjore të mjaftueshme nëse kjo kornizë ligjore do zbatohej me përpikmëri, çka do të thotë se zgjedhjet nuk janë çështje standardesh janë vullnet politik i cili e ka detyruar Ramën që të kandidatojë individë me të shkuar kriminale”.

I pyetur nëse PD do të marrë pjesë në tryezën e reformës zgjedhore Kaso shprehet se kjo do të ishte e pavlerë.