Një kolege, apo… Kush është vajza që fsheh Butrinti në Santorini!
Transmetuar më 09-09-2019, 22:58

Këngëtari Butrint Imeri, pas një vere të ngjeshur me projekte muzikore, ka preferuar të kalojë në fillim të Shtatorit disa ditë pushimesh në ishullin e njohur grek të Santorinit.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e fansave të tij, është fakti se me kë po i kalon këngëtari pushimet?

Butrint Imeri në një video publikuar në Instagram bëri publike tryezën, që priste dy klientët të cilët kishin bërë edhe porosinë.

Në tryezë ndodheshin ka dy gota me një shishe shampanjë, dy pjata me ushqime dhe dy gota të tjera, njëra filxhan kafeje, si dhe një tjetër me lëng portokalli.

Pra, një “porosi romantike”, ku e sigurt është se tryeza priste njëri prej tyre, Butrint Imerin.

Kjo tryezë krijoi dyshime të forta te fansat e tij, pasi ai jo vetëm nuk ndodhet vetëm në këtë udhëtim, por ka një shoqërues special.

U aludua se ai ndodhej atje, për të nisur bashkëpunimin e radhës, me një nga këngëtaret e tjera të njohura kosovare, KIDA, se Dhurata Dora.

Por në mbrëmje, Butrint Imeri u shfaq sërish “vetëm”, në një pishinë romantike, të Santorini, e me siguri jo me ndonjë nga koleget e tij, për të bashkëpunuar mbi projektet e ardhshme.

Nga ana tjetër, Kiara Tito ndodhet në Greqi, ku ka postuar një foto po i njëjti ishull dhe fansat e kanë pyetur lidhur me Butrintin, duke e pyetur për të kundërtën, nëse ka pasur ndonjë zënkë mes tyre.

Mesa duket çifti është ende së bashku duke shijuar ditë të mbushura me dashuri, në ishullin Santorini, ndonëse nuk kanë preferuar që të bëjnë publike që ata janë bashkë atje. /a.m/NOA.al

Loading...
Loading...