Transmetuar më 09-09-2019, 22:12

Plani për ndryshimin e sahatëve që regjistrojnë në mënyrë manuale, me ata elektronikë, apo siç quhen në gjuhën teknike “smart” është pjesë e Projektit të Rimëkëmbjes së Energjisë dhe do t’i përmbahet 4 objektivave.

“Zëvendësimit të matësve manualë me ata inteligjentë; eliminimin e leximit të energjisë nga faturisti; reduktimin e kostove për personat që janë debitorë dhe zëvendësimin e sistemit aktual të matjes në tensionin e mesëm”.

Në konsulencën që do të ofrojnë ekspertët, qeveria kërkon që të jepen zgjidhje edhe të anës financiare të projektit duke dhënë disa alternativa: zbatim i tij me fondet e OSHEE, apo përmes Partneritetit Publik-Privat.

Në një reagim të bërë për mediat, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thotë se nuk ka asnjë vendim për formën se si do të realizohet ky projekt.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë kanë hapur thirrjet për të mbledhur ekspertët, të cilët do të hartojnë strategjinë e vendosjes të matësve të rinj./a.m/NOA.al