Nga Kuba e largët, ish-kryetarja e FRESSH i bën një urim special partnerit (Foto)
Transmetuar më 09-09-2019, 20:28

Ish -kryetarja e FRESSH, Joleza Koka ndodhet në Havana, kryeqyteti i Kubës, prej nga ku edhe bëri një urim për Laertin, ish-aktivist i "Mjaft", të cilin e identifikoi për herë të parë si “dashuria e saj”, teksa e uroj edhe për ditëlindje.

Ishte përfolur se ata ishin martuar në fshehtësi, ndonëse Joleza e përgënjeshtroi lajmin. Gjithsesi, pak rëndësi ka nëse bënë apo jo dasmë.

“Gëzuar ditëlindjen dashuri. Uroj që të gjitha dëshirat e tua të bëhen realitet, “shkroi Joleza, në mesazhin e saj për Laert Kolën.

Aktualisht Joleza Koka është pjesë e Këshillit Bashkiak të Tiranës, si dhe mbetet një aktiviste e fuqishme e Partisë Socialiste.

Ajo u bë e njohur edhe për shkak të kontestimeve në media gjatë një fjalimi disa vite më parë. /a.m/NOA.al

Loading...
Loading...