Transmetuar më 09-09-2019, 20:02

Hithra njihet për vlerat e shumta që ka për trupin e njeriut, por pak e dijnë se ndihmon edhe në rigjenerimin e flokëve.

Një filxhan me çaj hithre përmban vitamina A, B, K, riboflavinë, nicalinë, folate, karbohidrate, yndyrë dhe proteina.

Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me çaj hithre, të paktën 2-3 herë në javë.

Si ta përgatisni?

Në një enë rrihen 2 të verdha vezësh, shtoni 1 lugë gjelle mjaltë, 5-10 ml vaj esencial hithre dhe 1 filxhan kafeje me çaj hithrash.

Përziejini përbërësit dhe më pas masazhoni flokët. Lëreni të veprojë për 2 orë dhe lani kokën si zakonisht, por shpëlarjen e fundit bëjeni me çaj. /k.k/noa.al/