Emocionuese! Koala sfidon flakët për të mbrojtur këlyshin e saj
Transmetuar më 09-09-2019, 18:38

Këto imazhe kanë prekur zemrat e të gjithë atyre që e kanë parë. Në të është një koala e prekur nga zjarret që përfshinë Australinë.

Kafsha është zbuluar nga zjarrfikësit teksa po mbronte nga flakët këlyshin e saj.

Zjarrfikësit e gjetën koalën me djegie në pjesën e shpinës dhe në njërin vesh, në Canungra, pasditen e së premtes.

Kafsha ishte ulur në një pemë të rrëzuar dhe po mbronte me trup këlyshin e saj që nuk kishte pësuar lëndime.

"Gjithçka ishte djegur përreth tyre", tha rreshteri Peter Waugh për "The Beaudesert Times".

Kafshët janë dërguar në spitalin RSPCA Queensland.

Banorët u përpoqën të shpëtonin sa më shumë kafshë të ishte e mundur dhe i transportuan jashtë zonës pasi zjarri po i afrohej gjithnjë e më shumë banesave të tyre. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...