Transmetuar më 09-09-2019, 18:15

Flakët e zjarrit kanë përfshirë disa banesa të braktisura në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Pavarësia”, dhe shkaktoi panik te banorët përreth.

Flakët kanë qenë të përmasave të mëdha, duke rrezikuar jo pak edhe ndërtesat që ndodhen aty pranë.

Për fat të mirë zjarri është fikur pa pasoja në objektet e tjera.

Një shkëndijë elektrike dyshohet se është arsyeja e zjarrit, ndërsa zjarrfikësit kanë gjetur edhe një bombol gazi. /k.k/noa.al/