Në kushtet e një krize të thellë politike, Komisioni i Venecias mbërrin nesër, të martën, në Tiranë, ku do të ketë edhe një axhendë të ngjeshur takimesh.
Kalendari i takimeve të ditës së nesërme, e martë 10 shtator, me delegacionin e Komisionit të Venecias, është si më poshtë:
Ora 9:00-9:55: Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, z. Taulant Balla dhe deputetë.
Ora 10:00 – 10:55: Kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës , znj. Rudina Hajdari, z. Nimet Musai, z. Adriatik Alimadhi dhe deputetë anëtarë të grupeve.
Ora 11:00-11:55: Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.
Ndërkohë, Komisioni i Venecias ka në dorë edhe kërkesën e mazhorancës, e cila ia ka çuar për interpretim këtij institucioni nëse Presidenti i Republikës ka shkelur kushtetutën kur anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. /k.k/noa.al/