Ish-diplomati serb e pranon dhe apelon Vuçiç: Mos u lodh, Kosovën e kemi humbur
Transmetuar më 09-09-2019, 17:38

“Kosova është humbur, dhe nuk duhet harxhuar energji shtesë. Një gjë të tillë nuk e pranojnë vetëm politikanët e pasinqertë. Ajo betejë  është humbur”.

Kështu ka deklaruar ish-diplomati serb dhe historian Milan Protiç, duke i çuar një mesazh edhe Presidentit Vuçiç.

Duke folur për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ai ka nënvizuar rolin e Shteteve të Bashkuara në këtë mes.

Ai e lidh këtë ndërhyrje me zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në 2020 në Amerikë.

“SHBA-ja u fut në ofensivë sa i përket zgjidhjes së çështjes së  Kosovës, sepse ka vlerësuar që një zgjidhje mund të arrihet para  zgjedhjeve presidenciale”, ka thënë ai.

Sipas tij aktualisht Kosova nuk është tema kryesore globale, por që  në rast të ardhjes së Joseph Biden si demokrat në krye të SHBA-së, interesi për Kosovën mund të rritet. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...