Transmetuar më 09-09-2019, 17:25

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta, se kishte informacion që më 8 Qershor do të digjej godina e Kuvendit, prandaj edhe vendosi të anulonte mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 30 Qershor, ka reaguar sot, duke u është shprehur në emër të forcës së tij politike që përfaqëson se nga partia më e madhje opozitare nuk ka pasur ndonjë skenar për një gjë të tillë.

“Partia Demokratike e konsideron komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit si një mjet për të mbuluar skandalet e qeverisë ilegjitime të Edi Ramës, ndërsa anëtarët e këtij komisioni, personazhe të dosjeve 184 dhe 339, si bashkëpunëtorë të krimit në vjedhjen e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare”, deklaroi Bardhi. /a.m/NOA.al

Bardhi shtoi se, “PD dhe opozita e bashkuar nuk ka pasur kurrë asnjë plan për djegien e institucioneve, pavarësisht se ato nuk përfaqësojnë interesin publik”.

Në deklaratën e tij ai shoi lidhur me çështjen tepër serioze, se “Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar nuk ka pasur kurrë asnjë plan për djegien e institucioneve, pavarësisht se ato nuk përfaqësojnë interesin publik, por interesin e një grupi oligarkësh dhe kriminelësh të lidhur me kryeministrin e vendit.”

“Partia Demokratike fton mediat të hapë arkivat e javëve përpara 30 qershorit dhe do të gjejë se opozita dhe kreu i saj, Lulzim Basha, ka denoncuar skenarët e dhunshëm të Edi Ramës, që ka patur për qëllim t’i përdorë më pas kundër PD dhe opozitës. Në këtë këndvështrim, duhet të lexohet edhe deklarata e Presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh se “nuk mund të pranonte një Rajshtag në Shqipëri”. Të gjithë e dinë se me djegien e dyshimtë të Parlamentit gjerman, Hitleri çimentoi pushtetin nazist pas ardhjes në pushtet pak kohë para djegies së Rajshtagut”, tha Bardhi në reagimin e tij./a/m/NOA.al