Transmetuar më 09-09-2019, 16:57

Sonila Meço, gazetarja dhe moderatorja e njohur, gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar ku dëshmoi edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, konstatoi disa gafa juridike dhe dekonspirim të qëllimit të këtij komisioni.

“Duke ndjekur komisionin hetimor në Kryesinë e Kuvendit ku dëshmon Presidenti i Republikës:

Edukata në formë e deputetëve të maxhorancës lë mbresë më shumë se përmbajtja e pyetjeve dhe konstatimeve të tyre. Asnjë gafë juridike deri më tash.

Mungesa e edukatës në formë e deputetëve të opozitës nuk lë mbresën, që të shkakton përmbajtja e pyetjeve dhe konstatimeve të tyre. Disa gafa juridike dhe dekonspirim të qëllimit të komisionit.

Përfundimi: mungesa e përvojës dhe formimit nuk është problem vetëm i atyre që e kanë, por sidomos i atyre që mbështesin strategjitë politike tek ta”, ishte konstatimi  i Sonila Meços. /a.m/NOA.al