Transmetuar më 09-09-2019, 16:25

Ka ndërruar jetë në spital 52-vjeçari, i cili u plagos me armë zjarri rreth orës 15:15 në banesën e tij në Klos.

Viktima është identifikuar si Mark Nikolli, ndërsa paraprakisht dyshohet se është vetëplagosur ndërsa po pastronte një armë.

Viktima sapo ishte kthyer nga qyteti i Burrelit, ndërsa ka qenë vetëm me gruan në banesë kur ka ndodhur ngjarja.

Për momentin nuk dihen të tjera detaje, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje./b.l/noa.al/