Transmetuar më 09-09-2019, 16:07

Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur një person në Njësinë Administrative Kurdari të Klosit, Mat.

Nga informacionet paraprake mësohet se si pasojë e të shtënave, është plagosur një person.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. I plagosuri është dërguar në spital ku po i jepet ndihma e parë, ndërsa nuk ka të dhëna për gjendjen e tij shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj./a.m/NOA.al