Transmetuar më 09-09-2019, 15:53

Tre shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk është bërë publik për shkak të hetimeve, një italian dhe një rumun, kanë rënë në prangat e policisë italiane, nën akuzë për një sërë vjedhjes, në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Policia e Stradella, në bashkëpunim me kolegë nga Tortona, Voghera dhe zona të tjera, sipas medieve italiane, pas një operacioni arrestoi 5 persona që akuzohen për vjedhje masive banesash apo edhe të shtëpive të pushimit, si dhe qendra tregtare.

Në mesin e të arrestuarve është edhe italiani T. G. 48 vjet, i njohur për të shkuarën e tij nga policia, banues në Tortona.

Hetimet nga prokurori i Pavia nxorën të dëshmuara 24 vjedhje, 18 në shtëpi pensionistësh, 3 vjedhje në dyqane, ndërsa 3 të tjera kishin të bëin me pajisje bujqësore, që ishin vjedhur në provincën e Alessandria, Pavia dhe Monza Brianza.

Të arrestuarit janë tre shqiptarë dhe një rumun, përveç italianit nga Tortona.

Pas arrestimit ata ndodhen në burg, në Aleksandri, në pritje të gjykimit.