Transmetuar më 09-09-2019, 13:49

Ditët e para të çerdhes dhe kopshtit janë të vështira për prindërit dhe fëmijët, që zakonisht nuk duan të shkëputen.

Për disa fëmijë, është edhe më e vështirë sesa të tjerët për t’u përshtatur dhe ata protestojnë ndaj çdo ndryshimi duke qarë. Por edhe kjo është normale, për natyrën e tyre.

Edhe pse shumica e fëmijëve qetësohen dhe kalojnë shumë bukur, pasi mamaja ose babai ikin, prindërve kur e nisin ditën në këtë mënyrë, u thyhet zerma. Nëse ndarjet vazhdojnë të jenë, edhe pas ditëve të para, po aq zhurmë mëdha me lot e ankesa, atëherë parentstoday.com jep disa këshilla që duhet të provoni me fëmijët.

Tregojuni hapat- Kur fëmijët e dinë se çfarë do të ndodhë, janë më të sigurt dhe më të qetë. Tregojuni atyre paraprakisht ku do të shkojnë dhe çfarë do të bëjnë.

Merrni me vete një lodër- Një lodër e preferuar me vete bën që fëmijët të humbin mendjen ose të qetësohen.

Mbani një orar strikt- Mundohuni të vendosni orare fikse kur e çoni dhe kur e merrni fëmijën nga kopshti. Kjo strukturë ndihmon fëmijën të organizohet dhe të krijojë siguri te familjarët.

Ikni pasi ta puthni- “Mos ikni fshehurazi!” thonë ekspertët “sepse kështu fëmija mëson të mos ketë besim tek ju”. Thoni “mirupafshim” pastaj ikni.

Çlironi stresin- Prindërit ndonjëherë ndjehen në faj që po i lenë fëmijët në kopsht dhe fëmijët mund ta ndjejnë këtë ankth. Prindërit duhet të jenë ata që të tregohen të qetë fillimisht që dhe fëmija të jetë i qetë./b.l/noa.al/