Transmetuar më 09-09-2019, 13:04

Punimet për ndërtimin e një pallati për banim me katër kate, në Brema të Gjermanisë, përfunduan katër ditë përpara parashikimeve.

Në përfundim siç mund të shihni në videon më poshtë, rezultati është i dukshëm.

U deshën 10 ditë në total për të ndërtuar këtë pallat, në sajë të teknologjisë parafabrikate.

Kjo pasi pjesa më e madhe e procesit të ndërtimit ishte përgatitur më parë.

Ndërkohë punimet e brendshme kërkojnë pak më shumë kohë, teksa është parashikuar që banorët e parë do të transferohen në pronën prej 5 milionë eurosh në fillim të vitit 2020. /a.y/noa.al