Meta: Ç’mund të bëj presidenti në kushtet kur të dy palët çmenden dhe duan konfrontim?
Transmetuar më 09-09-2019, 12:09

Presidenti Ilir Meta ndërsa iu përgjigj pyetjes së deputetëve se pse nuk uli palët në tryezë, u shpreh se në kushtet kur dy vetë cmenden, duke shigjetuar këtu Kryeministrin e vendit Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha, dekreti për zgjedhjet ishte i vetmi mjet reflektimi.

“Nuk dua të përsëris veprimet e mia, të gjithë e dini që nëse në 23 maj përfaqësues zyrtarë të CDU/CSU-së bënë të qartë se vendi kishte të nevojshme një dialog e ftuam e pamë mundësinë për datë të re. Institucioni i Presidentit ka shprehur gatishmërinë për t’i shërbyer ndryshimit të datës përmes caktimit të një date të re pas dakordësimit.

Hoqa kushtin e kryeministrit që të mos negocionte 30 qershorin. Hoqa dhe kushtin që zoti Basha nuk duhet të vinte në tryezë si kryeministër.  Një pyteje kam kur dy veta çmëndën dhe duan ta cojnë vendin drejt përplasjes… Çfarë mund të bënte presidenti në kushtet kur të dy palët donin konfrontim?

Të dy palët nuk mbanin asnjë lloj përgjegjësie. Nuk jam dakord me zgjedhjen e opozitës që deklaronte se nuk mbajmë përgjegjësi se cfarëdo të bëjë populli në demonstrata. Por nuk kam qenë asnjëherë dakord me mitingjet që në thelb ishin antimitingje të kryeministrit.  Unë kam bërë detyrën time më të mirë dhe jam  krenar për detyrën që kam bërë dhe jam në transparence”, u shpreh Presidenti Meta./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...