Transmetuar më 09-09-2019, 11:51

Aktori i humorit Olsi Bylyku e ka deklaruar publikisht se e dashura e tij me të cilën bashkëjeton është mjaft e talentuar në muzikë, madje i ka bërë edhe tekste këngësh.

Por së fundmi Egli e ka bërë Olsin që ti bjerë kokës me duar.

Gjithçka pasi Egli ka publikuar një video ku teksa ndodhet me makinë me Olsin, këndon rep.

Ajo shihet mjaft e lirshme dhe e talentuar, ku siç mund të shihni në fund të videos, Olsi mbetet pa fjalë, aq sa i bie kokës me duar.

“Kur i shpall të dashurit sfidë në rep. Olsi Bylyku do shtoje gjë?”, ka shkruar brunia simpatike. /a.y/noa.al