Transmetuar më 09-09-2019, 11:20

Në seancën dëgjimore të komisionit hetimor parlamentar ku po diskutohet për shkarkimin e tij, Presidenti Ilir Meta e krahasoi veten me Ramiz Alinë.

Ai tha se Kushtetuta e lejon Presidentin që të ushtrojë kompetencat e tij për të nxjerrë dekrete dhe për shfuqizimin, ku në rastin konkret nuk u bë për shfuqizimin e zgjedhjeve, por për shfuqizimin e datës së tyre 30 qershorit, për të krijuar mundësinë që të krijohej me mirëkuptim dhe dakordësi një datë e re zgjedhjesh.

“Janë disa Presidentë të Republikës së Shqipërisë të cilët kanë vepruar në një mënyrë të tillë apo të ngjashme për shkak të rrethanave për të ç’tensionuar situatën dhe për të garantuar përfshirje ne opozitës në zgjedhje të përgjithshme apo vendore. Precedentin e parë e ka bërë në vitin 1991 Ramiz Alia, i cili i shtyu zgjedhjet me dy muaj për ti dhënë kohë opozitës së sapo krijuar që të merrte pjesë në zgjedhje”, u shpreh Meta.

Ai tha se Ramiz Alia jo vetëm e pranoi shtyrjen e zgjedhjeve për në 31 por u vendos standardi i zgjedhjeve pluraliste.

Lidhur me zhdekretimin e 30 qershorit ai tha se nuk e ka shkelur Kushtetutën, pasi një gjë e tillë mund të thuhet edhe për Parlamentin kur rrëzon dekretet e Presidentit.

Më tej shtoi se qëllimi i tij ishte për të garantuar zgjedhje europiane, duke nënvizuar se shtyrja e zgjedhjeve do të garantonte kohën e mjaftueshme për të pasur zgjedhje me kandidatë.

Ilir Meta do të hetohet për një periudhë tre mujore nga kryetari i komisionit hetimor Ulsi Manja dhe 8 deputetë të tjerë, 4 nga mazhoranca dhe 4 nga opozita për shkelje të rëndë të Kushtetutës sipas kërkesës së bërë nga 55 deputetë socialistë.

Kreu i shtetit po verifikohet për procedurën e ndjekur nga lidhur me zhdekretimin e datës së zgjedhjeve 30 qershor ./a.y/noa.al Anulimi i zgjedhjeve, Meta: Doja të shmangia një ‘97 të dytë, jo për të plotësuar tekat e opozitës

Anulimi i zgjedhjeve, Meta para komisionit hetimor: Mora informacion se do digjnin Kuvendin

“Shkarkimi”, Meta para komisionit hetimor: Kuvendi e ka bërë gjykimin para se të nisë kjo çështje

I përpiktë! Meta mbërrin në këmbë në Kryesinë e Kuvendit ku kërkohet shkarkimi i tij