Transmetuar më 09-09-2019, 11:07

Kalimtarë të rastit gjejnë kufomën e një personi në lumë në Librazhd.

Kufoma u gjet pranë digës së lumit Rrapuni në Librazhd, ku viktima është e seksit mashkull.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se viktima është mbytur aksidentalisht.

Paraprakisht mendohet se viktima ka rënë brenda digës dhe gjatë hapjes së portave mëngjesin e sitëm, është gjetur trupi i pajetë.

Dyshohet se viktima është banor i zonës, ndërkohë që hetimet lidhur me ngjarjen dhe identifikimin e kufomës janë në vijim.

Deklarata e policisë

Në lidhje me informacionin e dhënë nga roja i digës së HEC-it të Rrapunit, Librazhd se gjatë mbrëmjes së djeshme një shtetas ishte futur në hidrocentral dhe nuk ka dalë më,  Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet.

Shërbimet  e Komisariatit të Policisë Librazhd në bashkëpunim me  punonjësit e HEC-it është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të shtetasit Besim Karaj, 27 vjeç, banues në Njësinë Administrative Lumnik, Librazhd.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.y/noa.al