Anulimi i zgjedhjeve, Meta: Doja të shmangia një ’97 të dytë, jo për të plotësuar tekat e opozitës
Transmetuar më 09-09-2019, 10:55

Presidenti Ilir Meta duke folur para komisionit hetimor parlamentar ku po mbahet seanca dëgjimore për shkarkimin e tij, shpjegoi arsyet e anulimit të dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit. Në fjalën e tij ai shpjegoi se gjithçka e bëri për të mbrojtur sigurinë kombëtare, për të shmangur një ’97 të dytë dhe jo për të plotësuar tekat e opozitës.

“Po e bëj edhe një herë tjetër të qartë se shfuqizimi i datës 30 qershor është udhëhequr nga përgjegjësitë e mia si President i vendit, si Kreu i Shtetit dhe si përfaqësues i unitetit të popullit. Lëvizja ime ka qenë për të parandaluar një ’97 të dytë dhe për këtë presidenti nuk ka pasur shqetësim të plotësojë tekat e opozitës por të garantojë një proces zgjedhor gjithëpërfshirës.

Ka qenë një përpjekje e sinqertë për sigurinë dhe shmangjen e një penalizimi për vendin tonë për çeljen e negocitave dhe në këtë drejtim kjo është një e vërtetë”, deklaroi Meta.

Më tej ai sqaroi se, “duhet të keni parasysh se qëndrimi im ka qenë gjithnjë forcimi i institucioneve, qëndrimi im ndaj opozitës ka qenë kritik ndaj lënieve të mandateve. Nuk besoj se ka ndonjë shqiptar që se di se Shqipëria është në një krizë të tmerrshme përfaqësimi.

E gjitha kjo ka ardhur edhe për shkak të kokëfortësisë së kryministrit për të mos negociuar për shtyrjen e datës30 qershor dhe kokëfortësia e kreut të opozitës për të mos dialoguar me kryeministrin”.

Pas deklaratës së Bundestadgut gjerman i cili bënte thirrje për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, Meta u shpreh se e ka përshëndetur duke treguar gatishmërinë për të caktuar një datë tjetër pas dakordësimit të palëve.

“Kjo gjë nuk ndodhi. Dhe më pas kam anuluar zgjedhjet sepse është e qartë që me afrimin e datës 30 qershori, edhe OSBE  e thotë se konfrontimi në vend po vinte duke u rritur. Pas kësaj date, pavarësisht retorikës në media, konfrontimet janë ulur. Nuk është hera e parë qenë një presidenti cakton një datë të re zgjedhjesh. Kjo ka ndodhur 5 herë, jo në situata normale. Para se ta bëja dekretin u konsultova por kur mora këtë vendim, situata ishte e çmedur.

Opozita thoshte se nuk mban përgjegjësi për veprimet e popullit që e ke thirrur vetë, po nga na tjetër nuk isha dakord me antimitingjet e opozitës pa marrë parasysh se ka përgjegjësi më të madhe për sigurinë në vend dhe pa marrë parasysh se gjuha e tij acaronte protestuesit. Cfarë mund të bënte presidenti, nuk mund të priste që të humbte jetën një punonjës policie apo një qytetar. As një nga dy palët nuk do mbante përgjegjësi. Kjo do ta përshkallëzonte më tej atë krizë e cila nuk ishte në interes të vendit”, vijon ai.

Sipas Metës, “Ditën e shtunë pasi u njoha me rrezikun që manifestimi i 8 qershorit do përdorej për të djegur kuvendin me 8 qershor, e them me bindje se kam bërë veprimin më të mirë. Kur të dy palët kishin një marrëveshje për konfrontim ishte detyra ime për t’u dhënë mundësi të dy palëve të reflektonin. Kam nisur menjëherë diskutimet. Jam takuar dy herë me Milon për të rënë dakord për një datë zgjedhjesh. E kam takuar me dëshirën për t’i sqaruar atij dhe aleatëve të tij se anulimi i 30 qershorit nuk ishte emocionale", u shpreh Meta./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...