Meghan Markle udhëton drejt New York dhe ngjall polemika
Transmetuar më 09-09-2019, 10:51

Sa herë që bashkëshortja e princit Harry të Anglisë, Meghan Markle niset për udhëtim, qoftë me avion linje apo me privat, ngjall shumë polemika.

Në 6 shtator dukesha e Sussex udhëtoi drejt New York për të marrë pjesë të dielën në ndeshjen e tenisit të mikes së saj Serena Williams, për US Open, duke lënë në shtëpi princin Harry dhe djalin Archie.

Duke qenë se kësaj radhe zgjodhi një avion linje, kësaj here kritikat për të u ndalën tjetër kund.

Kjo pasi vetëm pak ditë më parë Meghan refuzoi ftesën e mbretëreshës Elizabeth për të kaluar disa ditë në Balmoral.

Jo vetëm kaq, por nisja e saj ishte e papritur, pikërisht në momentin kur ajo dhe i shoqi do të vendosnin me sovranen programin e punës për muajt në vijim.

Një shpërfillje të cilën shumë britanikë e cilësojnë të pafalshëm. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...