Anulimi i zgjedhjeve, Meta para komisionit hetimor: Mora informacion se do digjnin Kuvendin
Transmetuar më 09-09-2019, 10:33

Duke folur para komisionit hetimor parlamentar ku po mbahet seanca dëgjimore për shkarkimin e tij, Presidenti Ilir Meta shpjegoi arsyet e anulimit të dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit.

Ai u ndal tek mbrojtja apo shkelja e Kushtetutës, për të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur.

Ai kujtoi se nuk ka shumë hapësira për të bërë interpretime se çdo të thotë të zgjedhësh, pasi Kushtetuta është e qartë, por edhe detyrimet që Shqipëria ka si vend që ka nënshkruar Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e sqarojnë shumë mirë këtë. “Kjo gjykatë më 2015 mori një vendim, i cili ka ardhur si rezultat i shqyrtimit të një çështjeje të ngjashme, ku disa shtetas bullgarë me origjinë turke kanë pretenduar shkeljen e të drejtës së votës. Gjykata tha: ‘Vota e çdo zgjedhësi duhet të krijojë mundësinë e këtij të fundit të ndikojë në formimin e organeve ligjvënëse, ndryshe edhe rendit demokrat do t’i mungonte e drejta në substancën e saj”. Për këtë çështje Bullgaria u dënua me një gjobë të caktuar”, deklaroi Meta.

Ai tha se Presidenti për shkak të detyrës së tij ka pasur informacione të besueshme për përpjekje për të krijuar akte destabilizimi në vend, nga institucione të sigurisë në vend por edhe në rrugë të tjera.

“Në datë 7 qershor, kam marrë një informacion i cili natyrisht është sekret dhe i klasifikuar. Këta persona do shfrytëzonin mitingun e opozitës së 8 qershorit, edhe për djegien e Kuvendit të Shqipërisë. Duke kombinuar këtë informacion bashkë me informacione të tjera të brendshme dhe ndërkombëtare, Presidenti nuk mund të mos shmangte një ngjarje e cila mund të shkaktonte jo vetëm plagosje dhe dëmtime, por edhe pasoja për jetën e qytetarëve përveçse një shkatërrim të imazhit të vendit tonë, i cili edhe për aq sa kishin ndodhur në atë moment ishin mjaftueshëm”, u shpreh Meta.

Ai shtoi se bashkë me ekspertët e sigurisë gjykuan se ishte momenti për të parandaluar një ngjarje e cila mund të sillte pasoja të mëdha në jetë, duke kujtuar se historia jonë ka momente që në tensione dhe protesta ka pasur viktima.

Kreu i shtetit mbërriti në Kryesinë e Kuvendit dhjetë minuta para nisjes së mbledhjes së orës 10.00, i shoqëruar Këshilltari për Sigurinë, Bahri Shaqiri, Këshilltari Ligjor, Bledi Dervishaj dhe Këshilltari për Mediat, Tedi Blushi, duke e përshkuar rrugën në këmbë.

Kjo është hera e parë në historinë e Shqipërisë që një President paraqitet përpara një Komisioni Hetimor.

Ilir Meta do të hetohet për një periudhë tre mujore nga kryetari i komisionit hetimor Ulsi Manja dhe 8 deputetë të tjerë, 4 nga mazhoranca dhe 4 nga opozita për shkelje të rëndë të Kushtetutës sipas kërkesës së bërë nga 55 deputetë socialistë.

Kreu i shtetit po verifikohet për procedurën e ndjekur nga lidhur me zhdekretimin e datës së zgjedhjeve 30 qershor./a.y/noa.al

“Shkarkimi”, Meta para komisionit hetimor: Kuvendi e ka bërë gjykimin para se të nisë kjo çështje

I përpiktë! Meta mbërrin në këmbë në Kryesinë e Kuvendit ku kërkohet shkarkimi i tij

Loading...
Loading...