Transmetuar më 09-09-2019, 10:08

Djali i moderatores Fatma Haxhialiu mbush 5 vjeç dhe në këtë ditë ajo ka bërë një prej urimeve më të bukura që mund të jenë parë.

Duke publikuar një fotografi teksa puthet me të shoqin dhe djali qëndron mbi kokat e tyre, ajo e ka shoqëruar me fjalën “Dashuri”.

Fatma e cilëson të birin si komandantin e jetës së saj dhe se i vetmi që “ia mbledh”.

Urimi i Fatmës: “Mendon se e di çfarë është dashuria, derisa provon dashurinë më sublime… dashurinë për fëmijën! Mendon se dije gjithçka për këtë dashuri, sepse ke dëgjuar kaq shume nga gjyshja, mami, njerëzit që të rrethojnë, por zbulon se nuk ke ditur asgjë… kur në krahët e tu merr një krijesë aq të vogël, që sjell me vete një dashuri aq të madhe!

E ngjizur dhe rritur brenda teje, në çdo sekondë të krijimit duket sikur ka krijuar dhe dimensione të reja dashurie, nga ato për të cilat nuk gjehen fjalë, sepse nuk thuhen dot, vetëm jetohen…

5 vite bëhen sot, që nga dita që në jetën tonë erdhi uragani më i madh i dashurisë, lumturisë, gëzimit, krenarisë!

5 vite që ikën si një hapje-mbyllje sysh dhe nga një bebe si kukull që më shikonte drejt e në sy sa lindi, sot kam përballë komandantin e jetës time, atë që ridimensionoi qenien time dhe ok, ok që ma mbledh (siç thotë mami im)

Luftojmë për ditë që dielli i jetës tonë të shkëlqejë fort, përpiqemi shumë çdo ditë që të rrisim me dashurinë që meriton, një dashuri kaq të madhe si kjo me të cilën u bekuam.

Unë çdo ditë lutem që im bir, të bëhet plak me mjekër të bardhë, që kur kthen kokën pas, buzëqesh i lumtur për të gjitha zgjedhjet që ka bërë në jetë.

Unë zotohem të jem krahë tij pavarësisht gjithçkaje, që ëndrrat e mia nuk do projektohen kurrë tek Drita ime e Diellit… që dashuria ime dhe në kohët më të vështira do jetë e vetmja gjë që nuk do të vihet në dyshim… sot e përgjithmonë gjithë dritën që ma ka dhënë ky Diell do e ruaj thellë në zemër, për t’ia ndriçuar zemrën në ditët më të errëta.

Zoti bekoftë çdo ditë të Diellit tim sot e 200 vjet. Kian mbreti diell”. /a.y/noa.al