Transmetuar më 09-09-2019, 08:52

Tetë asteroidë do të “godasin” Tokën në orët në vijim. Një breshëri e vërtetë asteroidësh të cilët do të kalojnë në një distancë të sigurtë nga Toka.

Tetë gurë kozmikë do të kalojnë pranë planetit tonë gjatë kësaj të hëne.

Astrofizikanti Gianluca Masi, përgjegjës i Virtual Telescope, deklaron se, “Kalimet janë gjithnjë të ngjashme, por tashmë jemi në gjendje që të zbulojmë dhe dokumentojmë kalimin e objekteve kozmike, të cilët deri para disa vitesh nuk mund të lokalizoheshin”.

Sipas të dhënave të qendrës së NASA për trupat qiellorë ‘Jet Propulsion Laboratory’ (Jpl), nga tetë astoreidët, vetëm dy prej tyre do të kalojnë shtatë milionë e gjysmë kilometra larg Tokës, distancë e cila konsiderohet nga astronomët me rrezikshmëri të mundshme.

Asteroidët quhen 2019RX1 dhe 2019QZ3, dhe janë me përmasa nga 20 deri në 50 metër.

Ndërsa asteroidët e tjerë do të kalojnë deri në 30 milionë kilometra larg, pa asnjë rrezikshmëri.

Asteroidi më “i rrezikshëm” do të kalojë në 27 shtator në 6.9 milionë kilometra larg, ose thënë ndryshe 18 herë sa distanca mes Tokës dhe Hënës. /a.y/noa.al