Pas zjarrit në Amazonë, kompania e njohur e modës merr vendimin e rëndësishëm
Transmetuar më 09-09-2019, 08:34

Kolosi suedez i modës së veshjeve ekonomike H&M, nuk do të blejë më lëkurë kafshësh nga Brazili.

Ky vendim vjen pas zjarreve në Amazonë dhe ndikimin që pati në ambient dhe kafshët e zonës.

Nëpërmjet një deklarate zyrtare, kompania tha se, “Ky vendim do të qëndrojë në fuqi, deri sa të ketë siguri për zhvillimin normal të kafshëve në zonë dhe rikuperimin e tyre”.

Edhe kompanitë e modës Vans, Timberland dhe The North Face, javën e kaluar deklaruan një vendim të tillë, për shkak të zjarreve që shkatërruan një pjesë të mirë të zonës më të gjelbër të planetit.

Kompania H&M deklaroi se vetëm një sasi e vogël e lëkurëve të kafshëve vijnë nga Brazili, duke sqaruar se pjesa më e madhe blihet në Euriopë, kështu që prodhimi do të vijojë ndonëse më i reduktuar sa i takon lëkurave. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...