Transmetuar më 09-09-2019, 07:58

E diela është e shenjtë për të gjithë dhe ajo i dedikohet familjes!

Këtë gjë duket se e di mirë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili është parë duke shëtitur me të shoqen Ajola Xoxa dhe djalin Kajan.

I veshur me atlete dhe pantallona të shkurtra, ai shtynte karrocën e djalit, ndërsa Ajola shihet e veshur me një fustan të lirshëm të zi dhe atlete.

Çifti janë fotografuar duke shëtitur në kodrat e liqenit dhe duke biseduar me njeri tjetrin.

Një portret i këndshëm familjar i fiksuar rastësisht, teksa këto momente Lali Eri, rrallë i ka shfaqur në publik. /a.y/noa.al