Transmetuar më 08-09-2019, 23:49

Drejtuesit e makinave në Shqipëri të cilat kanë xhamat e pasëm të errët tani nuk kanë nevojë të shqetësohen më për gjobat.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se xhami i pasëm mund të errësohet me material xhami ose me qese/film, deri 75%.

DPSHTRR njofton me anë të një statusi në Facebook se kjo e drejtë i jepet çdo drejtuesi mjeti, mjafton që që errësimi të jetë kryer profesionalisht nga prodhuesi ose një servis i ligjshëm.

Në ditët në vijim priten informacione të reja nga DPSHTRR.

"Xhamat e pasëm të autoveturave (sipas figurës dhe rekomandimit UN-ECE) mund të errësohen, materiali xham ose edhe me qese/film, deri 75%, si e drejtë e cdo zotëruesi mjeti! Mjafton që errësimi të jetë kryer profesionalisht nga prodhuesi ose një servis i ligjshëm, me materiale të çertifikuara të tregut dhe me faturën përkatëse!

Gjithashtu për xhamat e pasëm lejohen grilat origjinale të mjetit! Errësimi ul rrezikun kancerogjen nga rrezet UV/IR, ul konsumin dhe ndotjen! DPSHTRR do ofrojë më shumë informacion online në ditët në vijim.", thuhet në njoftim.