Foto pa fotoshop, këngëtarja e njohur zbulon format e bëshme
Transmetuar më 08-09-2019, 22:52

Shumë femra e kanë problem kur janë të zhveshura përpara pasqyrës, por jo Demi Lovato.

Këngëtarja rrëfente më parë për “People” që ndjehet më e bukur kur është e zhveshur krejtësisht, siç thotë ajo, “kur i heq të gjitha nga vetja”.

Ajo së fundmi u përball me frikën e saj më të madhe, duke postuar për të parën herë një foto krejtësisht të pa fotoshop, ku shihej qartë celuliti, por sërish ka marrë komplimente për pamjen dhe guximin e treguar.

27 vjeçarja dukej më e shëndetshme se kurrë pas një overdoze që gati i mori jetën vitin e kaluar.

Demi në këtë mënyrë jep shembull për vajzat e tjera duke i treguar se duhet të ndihen mirë me trupin e tyre, pavarësisht se mund të mos jenë perfekte./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...