Transmetuar më 08-09-2019, 21:08

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana ka dhënë një intervistë të gjatë për mediumin francez "So Foot".

Futbollisti gjakovar ka zbuluar shumë gjëra rreth karrierës së tij dhe Shqipërisë.

Ai gjithashtu ka treguar se ylli i Arsenalit, Granit Xhaka, i cili mbron ngjyrat e Zvicrës, ka kërkuar të luajë për Shqipërinë por që FIFA nuk e ka lejuar.

“Sigurisht. Ishte rasti i vëllezërve Xhaka. Më kujtohet që vëllai i vogël, Graniti, i cili luan për Arsenalin, më telefonoi pasi dëshironte të luante në ekipin kombëtar.

Në atë kohë, FIFA nuk jepte leje pasi nuk kishte pasaportën shqiptare. Një nga lojtarët e parë që luajti për Shqipërinë pasi luajti për të rinjtë e Zvicrës ishte Basha, i cili luajti për shumë vite në Serinë A, përfshirë me skuadra si Torino”, ka thënë Cana kur u pyet se a është përfshirë në thirrjet për t’iu bashkuar Shqipërisë.

Lorik Cana u tërhoq nga futbolli i luajtur në vitin 2016, ndera ka lujatur në disa skuadra të njohura evropiane si: PSG, Marseille, Sunderland, Galatasaray dhe Lazio.