Transmetuar më 08-09-2019, 19:33

Numri dy i Lëvizjes Socialiste për Integrim deklaroi sot se nëse negociatat nuk do të hapen në tetor, fajtorët do të dalin jashtë politikës.

Petrit Vasili e nis postimin e tij në Facebook duke shkruar: “Moshapja e negociatave në tetor, fajtorët jashtë nga politika”

Vasili shkruan se vendi shkon në Europë në momentin më kritik dhe negative, dhe për këtë rendit disa arsye.

“Ky tetor është pa asnjë diskutim më i errëti që Shqipëria po kalon. Shpërbërja vertikale e të gjithë pushteteve është një realitet tronditës:

-që nga Parlamenti i asgjesuar nga kapja prej qeverisë dhe shndërrimi në noter i saj

-tek qeverisja produkt dhe shërbëtore e krimit trafiqeve dhe parave të pista,

-tek pushteti gjyqësor i kapur,i shantazhuar e i përdhosur dhe pa gjykatat e nivelit më të lartë dhe me një prokurori, që mbulon dhe nuk zbulon krimin dhe korrupsionin

-deri tek asgjësimi i themelit të demokracisë dhe ndarjes së pushteteve, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme të cilat u asgjësuan dhe u zëvendësuan nga votimet moniste në 30 qershor”. /k.k/noa.al/