Transmetuar më 08-09-2019, 17:33
Ilir Meta, Tedi Blushi

Presidenti Meta konfirmoi pjesëmarrjen në Komisionin Hetimor në të cilin do të diskutohet shkarkimi i tij.

Punimet e këtij komisioni nisin sërish nesër në orën 10:00.

Presidenti Meta do t’i përgjigjet deputetëve që kanë marrë nismën për shkarkimin e tij.

Pas mbledhjes së komisionit javën që lamë pas Kreu i Shtetit garantoi se do të mrete pjesë për të dëshmuar para deputeteve të PS që kërkojnë shkarkimin e tij .

Komisioni parlamentar është ngritur për të vlerësuar ligjshmërinë e akteve të Presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. /k.k/noa.al/