Transmetuar më 08-09-2019, 16:07

Duke pranuar dorëheqjen e Gerti Bogdanit, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka bërë publik zëvendësin e tij në krye të Marrëdhënieve me Jashtë në këtë forcë politike.

Ai do të jetë Arben Kashahu. Basha vlerëson angazhimin e Bogdanit gjatë këtyre viteve.

“Duke vlerësuar angazhimin e Bogdani për të forcuar lidhjet e Partisë Demokratike me partitë simotra, me PPE dhe me organizatat rinore të qendrës së djathtë europiane, Basha thekson se kontributi i zotit Bogdani do të vazhdojë të jetë i rëndësishëm në sfidat që Partia Demokratike ka përpara për Shqipërinë si Europa.

Në detyrën e Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Partisë Demokratike, Kryetari Basha ka emëruar Arben Kashahu, i njohur nga profesionistët e fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare si drejtues i suksesshëm i ekipit negociator për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit mes qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian.

Kashahu është në profesion jurist dhe pas përvojës 5 vjeçare si drejtues i lartë në Ministrinë e Integrimit, ka punuar në disa organizata dhe shoqëri ndërkombëtare”, sqaron zyra e shtypit e PD-së. /k.k/noa.al/