A ekzistojnë UFO-t? Do mbeti pa fjalë çfarë mendojnë njerëzit
Transmetuar më 08-09-2019, 14:42

Plot ¾ e qytetarëve amerikanë besojnë në ekzistencën e jetës përtej tokës. Është kjo ajo që ka rezultuar nga një sondazh i kompanisë së analizave ‘Gallup’ dhe i raportuar nga revista ‘Newseek’.

Studimi u zhvillua nga një kampion prej mbi 1500 personash dhe tregoi se 33% e të intervistuarve ishin të bindur se UFO-t vizitojnë Tokën me anije hapësinore.

Sondazhi tregon se kryesisht të rinjtë me moshë nga 18 deri në 29 vjeç, ata që nuk besojnë në fe dhe të padiplomuar, besojnë se UFO-t e kanë vizituar tokën me anije hapësinore.

Duke analizuar rezultatin e zonave gjeografike, rezulton se kush jeton në pjesën perëndimore të SHBA, është më i prirur që të besojë në vizitën e UFO-ve në planetin tonë. Ndërkohë, duke u afruar drejt qendrës, shtohet numri i skeptikëve.

Edhe pse zëdhënësi i departamentit të mbrojtjes amerikane pranoi se Pentagoni po heton lidhur me UFO-t, studimi i jetës aliene, duket i rezervuar, shkruan noa.al.

Pavarësisht kësaj 68% e amerikanëve, janë të bindur se qeveria di më shumë për jetën jashtëtokësore, nga sa tregon. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...