Nusja-fëmijë vetëm 11 vjeçe, burri është 22 vjeç! Video indinjon rrjetin, dasma anulohet
Transmetuar më 08-09-2019, 14:24

Një vajzë e vogël, vetëm 11 vjeçe, e veshur me fustan nusërie e ulur në divan, në krahë të një djali 22 vjeç. Një martesë e kombinuar në Iran, e cili ka ngjallur indinjatë të thellë.

Gjithçka u zbulua me anë të një video të publikuar online, e cila indinjoi rrjetin.

Lajmi u përhap me shpejtësi dhe gjykata e provincës së Kohgiluyeh, vendosi anulimin e martesës.

“U bashkuan për tu njohur, por martesa e vërtetë do të mbahet pas gjashtë vitesh. Konstatuam se vajza është ende e pavetëdijshme për çfarë po ndodh. E anuluam dasmën deri në momentin kur çifti do mund të marrë një autorizim në gjykatë”, tha për mediat prokurori.

Dhëndri dhe prindërit e tij që celebruan dasmën, rrezikojnë të dënohen nga 6 muaj deri në 6 vjet, shkruan noa.al. Bazuar në ligjin në Iran i cili vijon të ngjallë diskutime, vajzat mund të marrin autorizim në gjykatë për tu martuar qysh nga mosha 13-vjeçare, por gjykata në raste të veçanta, mund ta lejojë martesën edhe më herët. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...