Transmetuar më 08-09-2019, 13:38

Tre makina janë përfshirë në një aksident mesditën e sotme në Vlorë.

Për pasojë katër persona të cilët ndodheshin në to, kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Transballkanike, ku një makinë me targa italiane e drejtuar nga babai, ka përplasur një makinë po me targa italiane, të drejtuar nga i biri.

Për pasojë i riu ka përplasur me makinë një mjet tjetër, duke bërë që katër persona të mbeten të lënduarit.

Të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e Vlorës, ku aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me rrethanat e ngjarjes, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al