Dy të vdekur nga shembja e skelës, arrestohet administratori i firmës “Syla”
Transmetuar më 08-09-2019, 13:02

Arrestohet administratori i firmës së skelave “Syla”, lidhur me ngjarjen e ndodhur më 16 gusht në Tiranë, ku në rrugën “Faik Konica”, si rezultat i rrëzimit të skelave të pallatit që ishte në rikonstruksion ndërruan jetë dy punëtorë.

Efektivët e komisariatit nr.1, arrestuan në orët e para të mëngjesit të sotëm, administratorin e firmës “Syla”, Petrit Syla, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ndaj tij Prokuroria e Tiranës kishte lëshuar urdhër ndalimi, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

Si pasojë e punimeve në pallatin ku ndodhi ngjarja, u rrëzua skela metalike dhe për pasojë humbën jetën punëtorët Ergys Brahimaj, 31 vjeç, punëtor ndërtimi në firmën “Xhimi”, si dhe Orjan Kodraj, 36 vjeç, punëtor i firmës skela “Syla”.

Po nga rrëzimi i skelës mbetën të plagosur Genti Bardhi punëtor ndërtimi i firmës “Xhimi”, Euglidios Lika dhe Altin Marku, punëtor i firmës skela “Syla”.

Aktualisht pas hekurave ndodhet inxhinierin e firmës së skelës “Syla”, Ilir Bendo.

Ndërkohë në “arrest shtëpie” ndodhet Xhimi Tarushi, me detyrë drejtues teknik i punimeve në firmën “Xhimi”. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...