Djali i Doktor Florit mbush 5 vjeç, e shoqja dhe Ermal Mamaqi emocionojnë me urimet
Transmetuar më 08-09-2019, 12:06

Ditën e sotme djali i këngëtarit të ndjerë Doktor Flori mbush 5 vjeç. Një ditë e veçantë për nënën e tij Blerina, e cila e vetme po rrit dy fëmijë pas ndarjes së parakohshme nga jeta të këngëtarit.

Ajo ka bërë një urim të ndjerë për Danielin e vogël, duke publikuar edhe fotografi të tij.

“Danieli 5 vjeç. Gëzuar ditëlindjen shpirti im! Të duam shumë shumë heroi im i vogël, djali im perfekt, dashuria ime”, shkruan bashkëshortja e këngëtarit.

Por një urim të veçantë në këtë postim e ka bërë edhe Ermal Mamaqi.

“Gëzuar Danielooooooo. Një ditë ti do bësh diçka të madhe. Babi jot e ka parë në ëndërr, para se ti të lindje”, shkruan Ermali.

Dr Flori u nda nga jeta pak javë pas lindjes së djalit, i cili është i prekur nga sindroma Doën dhe krahas tij ka lënë jetime edhe një vajzë më të madhe. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...