Transmetuar më 08-09-2019, 11:50
Foto ilustruese

Një plagosje me thikë ka ndodhur gjatë kësaj të shtune në qytetin e Durrësit.

Pas një konflikti mes dy persona,ve është qëlluar me thikë M. K., 26 vjeç, banues në Durrës.

I dëmtuari si pasojë e plagëve të marra ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Lidhur me ngjarjen nga ana e policisë është arrestuar S.Xh., 29 vjeç, banues në Durrës.

Ai akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, teksa është kapur pak momente pas plagosjes. /a.y/noa.al