Transmetuar më 08-09-2019, 11:24

Një person është vënë në prangat e policisë së Pogradecit dhe një tjetër është shpallur në kërkim, të dyshuar për plagosjen e një të riu.

Gjatë kësaj të shtune u bë arrestimi i A.H., 25 vjeç, si edhe u bë shpallja në kërkim e S.S., 24 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë plagosur me sende të forta, në fshatin Buçimas, R.Ç., 21 vjeç.

Krahas dhunës, të dëmtuarit i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, i kanë thyer edhe xhamat e automjetit të tij tip “Benz”.

Aktualisht nga ana e policisë po punohet për kapjen e të shpallurit në kërkim.

Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë së Pogradecit, teksa vijon puna për zbardhjen e ngjarjes. /a.y/noa.al