Transmetuar më 08-09-2019, 10:18

Ndeshja e mbrëmjes së djeshme vërtet nisi me një incident dhe pasoi me humbjen e kuqezinjve, por pasioni i tifozëve shqiptarë nuk u shua për të shijuar atmosferën e bukur gjatë saj.

Fotoreporteri Hamza Hatika ishte në Paris dje në ditën emocionuese të ndeshjes Francë-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset Euro 2020.

Hatila fiksoi në celuloid këto pamje që noa.al ju sjell në galeri, të shqiptarëve që mbushën rrugët e Parisit në prag të ndeshjes mes kuqezinjve dhe francezëve që përfundoi me fitoren 4-1 të vendasve. /noa.al/