Transmetuar më 08-09-2019, 07:56

Aktori aq i dashur për publikun e që i ka bërë të gjithë të qeshin me personazhet e imituara në ‘Portokalli’, Flor Binaj ishte i ftuar në emisionin ‘Treshat’, ku u bë pjesë e intervistës me Bora Zemanin.

“Për sa lekë do e kishe lënë Portokallinë?”, e pyeti Bora aktorin.

“E kam me euro, se kam me lekë. Për momentin nuk ka një shifër, duhet të ulemi, të bëjmë llogaritë.

S’mbaj mend sa zero ka mbarapa shifra”, u shpreh Flori.

Rreth një vit më parë u fol bujshëm për një largim të tij nga spektakli i humorit, por më tej vendosi të qëndronte, pasi u gjet dakordësia.