Reja flet pas humbjes: Patëm diçka pozitive në këtë ndeshje
Transmetuar më 08-09-2019, 00:06

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja ka folur i dëshpëruar pas humbjes 4-1 në përballjen ndaj Francës e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.

Në një prononcim për mikrofonin e "RTSH"-së, tekniku italian tha se skuadra kuqezi tregoi diçka pozitive në ndeshjen e sotme.

Çfarë nuk shkoi mirë sot?

“Diçka pozitive e patë. Është normale që bëmë disa gabime individuale që sollën 2 golat në pjesën e parë. Ishte mungesë vëmendja nga lojtarët. Në disa momente arritëm të dilnim përpara portës. Është normale, falë cilësive që ka Franca na vuri në vështirësi, kishte lojtarë tepër cilësorë nga krahët, që na vunë në vështirësi. Gjithsesi skuadra jonë diçka pozitive e tregoi në ndeshjen e sotme.

Prisnit 11 luanë në fushë, ishin?

Mendoj se po, kishte elementë të spikatur në luftën me kundërshtarin. Abrashi dhe Bare luftuan në çdo top. Gjasula gjithashtu ishte një surprizë e bukur. Kemi disa lojtarë të cilët janë vlera të shtuar për ndeshjet në të ardhme.

Loading...
Loading...