Transmetuar më 07-09-2019, 22:52

Shqipëria është mundur thellësisht nga Franca në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2020”.

Takimi i luajtur këtë mbrëmje në stadiumin “Stade de France”, në Paris, përfundoi me rezultatin e thellë 4-1, në favor të vendasve.

Francezët kaluan në epërsi që në pjesën e parë të takimit shumë shpejt.

Goli i avantazhit u shënua nga Coman në minutën e 8’.

Dyfishimi i rezultatit erdhi nga këmbët e Giroud në minutën e 27’.

Gjithashtu Franca në këtë fraksion loje humbi edhe një 11-metërsh nga Griezman në minutën e 37’.

Pjesa e dytë nuk solli ndonjë ndryshim për kuqezinjtë, teksa francezët ishin sërish superiorë në fushë.

Goli i tretë për kampionët e botës, erdhi nga Coman në minutën e 68’.

Goli i katërt për francezët u shënua nga Ikone në minutën e 85’.

Në fund të takimit kuqezinjtë fituan një 11-metërsh që u shndërrua në gol nga Çikalleshi.

Me këtë rezultat u mbyll i gjithë takimi.

Pas këtij rezultati, Shqipëria renditet e katërta në Grupin H, me gjashtë pikë të grumbulluara, ndersa Franca kryeson me 12 pikë./a.k/noa.al/