Transmetuar më 07-09-2019, 22:07

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Një përleshje fizike me armë të ftohta ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në rrugën Lidhja e Prizrenit, në Lipjan.

Një prej të përfshirëve në konflikt, ka ndërruar jetë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pasi një familjar e kishte vendosur një karrocë para derës së shtëpisë së tjetrit.

Gjatë përleshjes njëri prej tyre i ka ngulur thikën tjetrit, duke i dhënë goditjen fatale.

I dyshuari dhe viktima janë familjarë mes tyre, më saktësisht, djali i hallës ka vrarë djalin e dajës.

Policia po punon për dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes./a.k/noa.al/