Shqipëri e dobët, pëson disfatë që në pjesën e parë nga Franca
Transmetuar më 07-09-2019, 21:42

Është mbyllur pjesa e parë e takimit Francë-Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret “Euro 2020”.

45-minutëshi i parë i takimit që po luhet në stadiumin “Stade de France”, në Parisë është mbyllur me rezultatin 2-0 në favor të vendasve.

Golat për Francën u shënuan nga Coman 8’ dhe Giroud 27’.

Gjithashtu Franca në këtë fraksion loje humbi edhe një 11-metërsh nga Griezman në minutën e 37’.

Loja e kuqezinjve ka qenë e dobët në këtë 45-minutësh.

Shqipëria e nisi këtë takim me këtë formacion:

Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Mavraj, Hysaj, Ramadani, Abrashi, Roshi, Bare, Uzuni, Balaj. Trajner: Edoardo Reja./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...