Transmetuar më 07-09-2019, 21:00

Ndeshja e shumëpritur Francë-Shqipëri, nisi me një incident të pakëndshëm për tifozët kuqezi dhe për gjithë shqiptarët.

Një gabim teknik ka bërë që organizatorët francezë të mos vendosin dot muzikën e himnit Kombëtar të Shqipërisë.

Duke qenë se në stadium nuk është kënduar himni kombëtar shqiptar, në “Stade de France” është kënduar një tjetër himn, i cili ka zënë vendin e himnin kuqezi.

Si rrjedhojë, lojtarët shqiptarë nuk kanë vazhduar me procedurën për t’i dhënë dorën kundërshtarëve, në pritje që organizatorët francezë të gjejnë një mënyrë se si të vendoset himni.

Ndeshja e vlefshme për kualifikueset Euro 2020, duhet të kishte nisur në ora 20:45, në Paris, por nisi pak minuta me vonesë, pasi u këndua himni kuqezi.

Pak minuta pasi filloi loja, Franca e gjeti shumë shpejt golin, në 8′, me Koman. Varane sheh hapësirën pas Roshit dhe dërgon topin aty për Koman i cili i shmanget mesfushorit dhe del i vetëm para Strakoshës, duke e mposhtur lehtësisht gardianin kuqezi.

Ashtu siç pritej, Franca zotëroi lojën dhe bë presing në pjesën e parë.

Oliver Girud shënoi në 27′ golin e dytë, kurse Antoine Griezman humbi një 11-metërsh në 37;. Mbyllet me fitoren 2-0 të Francë pjesa e parë e ndeshjes, duke zbehur kësisoj ambicjet kuqezi për një rezultat suprizë me favoritët kryesorët të grupit, ndonëse mbetet edhe pjesa e dytë e ndeshjes për t’u luajtur.

Kombëtarja e Shqipërisë, me 6 pikë pas katër ndeshjeve të para, përballet me Francën që kryeson grupin me 9 pikë, aq sa kanë edhe Turqia dhe Islanda.

Franca: Loris, Pavard, Varane, Lengle, Hernandes, Matuidi, Toliso, Lemar, Grizman, Koman, Zhiru. Trajner: D. Deshamp

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Ismajli, Roshi, Ramadani, Abrashi, Bare, Uzuni, Balaj. Trajner: E. Reja

/a.m/NOA.al