Kryeministri Rama ka vetëm një fjalë për Kosovën. Berisha: Kjo fitorje ia zbardhi faqen futbollit dhe kombit
Transmetuar më 07-09-2019, 20:06

Kryeministri Edi Rama, dhe ish-kryeministri Sali Berisha, kanë lëshuar mesazhe urimi mbi fitoren e përfaqësueses së Kosovës, duke e cilësuar fitoren historike dhe pjesë e kombit tonë.

Rama, ka përdorur vetëm një fjalë “Lions”, pra “Luanë”, ndërkohë që Anglia, e cila është pjesë e grupit të tyre njihet ndryshe me emrin “Tre Luanët”.

Kosova dhe Anglia në përballjen e së martës do të diskutojnë mes tyre vendin e parë të grupit.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh “Kosova në krye, lider i grupit A!”

Berisha ndryshe nga Rama, i cili përdori një fjalë, ka shtuar se “sot kombëtarja e Kosovës ia zbardhi faqen futbollit dhe kombit!”

“Ajo triumfoi në Prishtinë dhe shkëlqeu sot me dy golat fantastikë shënuar nga Muriqi dhe Vojvoda, me rezultatin 2:1 ndaj ekipit kombëtar të Çekisë.

“Sot ekipi i Kosovës udhëheq, i prin grupit A duke patur pas vetes ekipe si ai i Anglisë, Çekisë, Bullgarisë etj, dhe kjo është histori!”

“Urime dhe Suksese me Anglinë!”, ka mbyllur mesazhin e tij, Berisha.  /a.m/NOA.al

Loading...
Loading...