Dramë në Çeki, “tërbim” në Serbi, fitorja e Kosovës fut në panik edhe “Tre Luanët”!
Transmetuar më 07-09-2019, 18:03

Tjetër fitore historike e Kosovës.

Mbyllet ndeshja kualifikuese, vlefshme për Euro 2020, mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Çekisë me rezultat 2-1.

Përballja që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pati një interes të jashtëzakonshëm nga zana e tifozëve. Golin e parë e realizoi futbollisti çek, Patrik Schick, në minutën e 16-të.

Pas fitores, Kosova ka shpërthyer në festë, por në Çeki humbja është përjetuar me kritika të ashpra nga mediat.

Sakaq, nuk ka kaluar në heshtje kjo fitore nga mediat serbe.

Ato nuk e kanë pritur aspak mirë fitoren historike të Kosovës në futboll kundër Çekisë.

“B92”  në serbisht shkruan se “i ashtuquajturi ekip i Kosovës ka mundur Çekinë me rezultat 2:1, duke vazhduar kështu ecurinë e jashtëzakonshme pa humbje, shkruan lajmi.net.

Telegrafi serb, mbi fitoren e  Kosovës ka vendosur, titullin “Çekia pranon gol amator”.

Edhe kjo media Kosovës i referohet si “e ashtuquajtur”.

Sidoqoftë, Kosova me këtë fitore ngjitet në vendin e parë në grup, dhe rrit maksimalisht shpresat për kualifikim në Kampionatin Evropian, ndonëse ka Anglinë në grup dhe e pret ndeshja e ardhshme me “Tre Luanët.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes tha se ishte një ndeshje ashtu siç e kishte parashikuar ditë më parë, por që me shumë mund arritën të marrin 3 pikë shumë të rëndësishme.

“Faleminderit për urimet, por së pari urimet i meritojnë lojtarët. E thash edhe dje në konferencë se na pret një ndeshje shumë e vështirë dhe e patë që ishte shumë e vështirë. Nuk na është dashur vetë një renditje taktike në fushë, por duhej të tregonim karakter dhe këtë e pamë edhe në fushë. Kemi pasur shumë lëndime dhe shumë mungesa, por kemi shumë lojtarë tjerë”, tha ai.

“E keni parë Muslijan i cili është 20 vjeçar dhe ka luajtur si lojtar me eksperiencë. Çfarë mund të them tjetër ne kemi diskutuar gjatë këtyre javëve dhe mungesat e lojtarëve si Rashica e Zeneli iu jep mundësi lojtarëve tjerë të luftojnë për një vend në kombëtare. E kam thënë edhe më parë se na duhet një luftë ekipore dhe jo e vetëm një lojtari”, shtoi pas ndeshjes trajneri Challandes.

Challandes vlerësoi edhe portierin Aro Muriç, për të cilin tha se ai bëri një ndeshje të mirë duke e shpëtuar Kosovën në disa raste ku mund të pësonte gol.

“Muriçi është shumë i ri. Për mua bëri një ndeshje të mirë, bëri disa gabime por në logjikën time ai është një portier modern dhe më pëlqen që merr përsipër disa rreziqe. Ai ka pasur disa momente shumë të mirë në të cilët ka reaguar mirë ndaj lojtarëve shtatlartë të Çekisë, kështu ne kemi edhe Samir Ujkanin i cili tanimë është bashkuar me Torinon. Për të ardhmen nuk është që brengosem shumë sa i përket çështjes së portierëve në skuadër” u shpreh trajneri i Kosovës, pas fitores historike.

Formacionet që zbritën sot në fushë, Kosovë-Çeki

Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, Voca, Halimi, Zhegrova, Celina, Rashani, Muriqi.

Çekia: Vaclík, Kadeřábek, Čelůstka, Darida, Masopust, Jankto, Soucek, Suchy, Boril, Schick, Kral.

/a.m/NOA.al

Loading...
Loading...