Ja si bëhet përllogaritja e taksës së re të banesës, zbatimi i saj nis së shpejti
Transmetuar më 07-09-2019, 13:16

Zbatimi i taksës së re të banesës nis së shpejti.

Qytetarëve u duhet të vetëdeklarojnë të dhënat pranë pikave të ujësjellësit.

Banorët e kryeqytetit nuk do të paguajnë si me parë taksën prej 100 leka të reja, por bazuar në ndryshimet e fundit, ajo do të jetë në varësi të sipërfaqes dhe vlerës së pronës.

Ndërsa kategoritë që përfitojnë dhe nuk do të paguajnë janë: banesat e familjeve me ndihmë sociale, banesat me kryefamiljarë pensionistë, banesat për shërbimet sociale, si dhe objektet e kultit.

Si do të përllogaritet taksa e re?

Sipërfaqja e banesës shumëzuar me vlerën për m2 dhe shumëzuar me 0.05%.

Vlera e saj përfundimtare do të pjesëtohet me 12 muaj të vitit, e cila do të paguhet çdo muaj në faturën e ujësjellësit.

Shumë qytetarë këto ditë u janë drejtuar pikave të UKT për të plotësuar dokumentacionin e duhur,me qëllim që të mos përballen me situata të pakëndshme kur t’ju kërkohet pagesa e kësaj takse, ndërsa ka edhe shumë prej tyre që ende nuk janë informuar rreth ndryshimeve të fundit./a.m/NOA.al

Loading...
Loading...